ShBA tërheq një njësi speciale nga baza në Britani
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur bombarduesit e tyre nga baza ajrore RAF Fairford në Britani të Madhe, pasi autoritetet amerikane kishin marrë informacione për kërcënime ndaj bazës.
Pentagoni konfirmoi të dielën se bombarduesit amerikanë, që besohet të kenë qenë rreth një duzinë avionësh B-1, janë larguar nga RAF Fairford dhe janë rikthyer në bazat e tyre në ShBA, shkruan BBC.
Duke folur me gazetarët të hënën, teksa po nisej drejt Nebraskës, Trump tha se ShBA-ja ishte në dijeni të një kërcënimi konkret, duke e lidhur atë me vendimin për të zhvendosur avionët.
“Po, mendoj se mund ta themi këtë. Ata nuk fluturuan larg nga baza rastësisht”, tha Trump.
“Ka pasur disa kërcënime. Dhe në vend që ta tundojmë armikun, do ta kapim dhe do ta mposhtim. Por pse t’i lëmë ata atje? Kështu që i zhvendosëm pak. Jo shumë larg”, shtoi presidenti amerikan.
Trump tha gjithashtu se autoritetet amerikane “e dinë se cilët janë personat” që kanë bërë kërcënimin, por nuk dha detaje mbi identitetin e tyre.



