KOSTT dhe FKEE diskutojnë avancimin e masave për efiçiencën e energjisë

06 tetor 2026 | 11:44

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, u prit në takim nga kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Trim Tërnava, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të masave të efiçiencës së energjisë.

Gjatë takimit, drejtoresha Hoxha prezantoi mundësitë për përfshirjen e KOSTT-it dhe ndërmarrjeve të tjera publike në projektin më të madh të efiçiencës së energjisë në Kosovë, i cili do të financohet përmes kredisë së marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Përmes këtij projekti, ndërmarrjet publike do të kenë mundësi të aplikojnë për përfitimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre, duke kontribuar në uljen e konsumit të energjisë, reduktimin e kostove dhe përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave publike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Belmina Bajrami shpall të pavlefshme dëftesat e sh.m.l. “Luciano Motroni”…