Befason Thomas Brdariq, largohet nga Malisheva, shkon në Arabinë Saudite
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Bukayriyah, ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit Thomas Brdariq, i cili së fundmi ka qenë trajner i Malishevës.
Trajneri kroato-gjerman ka befasuar të gjithë duke u larguar nga Malisheva, edhe përkundër faktit se ka pasur një nisje shumë të mirë të sezonit në Superligën e Kosovës. Brdariqi do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi klubi Al-Bukayriyah ka zyrtarizuar afrimin e tij.
“Menaxhmenti i klubit Al-Bukayriyah ka finalizuar procedurat e kontratës me trajnerin gjerman Thomas Brdaric për të marrë përsipër drejtimin e ekipit të parë të Al-Bukayriyah”, është thënë në njoftim.
Ndryshe, Al-Bukayriyah garon në Ligën e Parë të Arabisë Saudite dhe pas gjashtë xhirove renditet në vendin e parafundit, atë të 17-të, me vetëm dy pikë dhe pa fitore.
Në anën tjetër, Brdariqi, përveç Malishevës, në të kaluarën ka drejtuar edhe klube të tjera shqiptare si Shkëndija, Vllaznia dhe Drenica.



