Musliu: Mbrëmë u morën dy vendime të rëndësishme – sot fillon përgjegjësia

07 tetor 2026 | 12:33

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu ka falënderuar qytetarët që, sipas saj, për tri javë rresht kanë qëndruar në shesh në mbështetje të kërkesave të tyre.

Musliu ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë parë “lot, mërzi, mallëngjim e zhgënjim”, por edhe qëndresë, dinjitet, krenari dhe mosdorëzim.

Ajo ka vlerësuar edhe qëndrimin e deputetëve të PDK-së, duke thënë se ata janë dëshmuar për një qëndrim të përbashkët dhe të palëkundur në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.

Musliu ka falënderuar në veçanti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për angazhimin dhe punën gjatë këtij procesi.

“Bedri Hamza dëshmoi se lidershipi nuk matet me zhurmë, me populizëm e me patetizma, por me urtësi, maturi, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar deputetja Musliu.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin…