AKB-ja uron zgjedhjen e presidentes: Kosova fitoi, tani është koha për punë dhe zhvillim ekonomik

07 tetor 2026 | 12:44

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka përshëndetur përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional.

Në një deklaratë, presidenti i AKB-së, Agim Shahini, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentes, si dhe për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas Shahinit, me këto vendime Kosova ka shmangur një tjetër krizë institucionale dhe ka krijuar kushte për funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve.

“Urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Pulës-Shiroka! Kosova fitoi. Tani është koha për punë, stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, është shprehur Shahini.

AKB ka theksuar se komuniteti i biznesit pret që stabiliteti institucional të shoqërohet me fokus më të madh në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e klimës së biznesit dhe avancimin e politikave në mbështetje të sektorit privat.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e…