Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy shtete
07 tetor 2026
| 14:02
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës.
Ajo ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me homologen kosovare, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.
“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka-Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar ajo në platformën “X”.



