Mbesim optimistë të pathyeshëm! Absolutisht!
Muhamet Mavraj
Platformat dinjitoze “Liria ka emër” dhe “Jo në emrin tim”, me protestat qytetare të çlirimtarëve dhe liridashësve, anembanë, brenda e jashtë trojeve, i kanë dhënë kombit më shumë sesa ata dhe protestuesit e dinë.
Ishim për një fije floku larg shtetit të dështuar. Dinjitarët çlirimtarë nuk e lejuan, brenda e jashtë Kuvendit, pavarësisht dhunës vetëposhtëruese të Qeverisë. (Kjo nuk do të harrohet!)
Përveçse shpëtoi shteti nga errësira e gjendjes së jashtëzakonshme, tash kemi shumë më shumë sesa një ligj korrektues për gjykatën jokushtetuese në Hagë dhe presidenten e tretë femër, të parën të krishterë.
Miqtë e mi,
Kështu pra, 6 tetori 2026, që është fiks përvjetori i shtatë i fuqizimit të klasës aktuale në pushtet, në total, si sintezë, është një shuplakë flakë e nxehtë ndaj armiqve historikë, kolaboracionistëve dhe vetë atyre prokurorëve kukulla në Hagë, të cilët i patën dhënë zë propagandës serbe për gjoja luftë fetare gjatë çlirimit të Kosovës.
Mirënjohje Çlirim Hazirit, Eliza Hoxhës, Ismail Tashollit dhe rinisë përreth tyre.
Faleminderit dhe mirënjohje, emër për emër, mijëra e mijëra vetave që u bënë bashkë përmbi të gjitha dallimet tona me vlerë të pashoqe, brenda e jashtë politikës.
Kemi shumë parti, por të parën e kemi Shqiptarinë; dhe kemi shumë fe, por të parën fe e kemi përgjithmonë Shqiptarinë!
Mbesim optimistë të pathyeshëm! Absolutisht!



