Gruda: S’kemi nevojë ta pyesim Specialen për ndryshimin e ligjit, kushdo që ka dilema t’i drejtohet Kushtetueses

07 tetor 2026 | 15:27

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nuk e ka parë reagimin e Dhomave të Specializuara lidhur me miratimin e ndryshimeve në ligjin për këtë gjykatë në Hagë, por ka theksuar se Kuvendi “nuk ka nevojë ta pyesë atë”.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka nevojë ta pyesë Gjykatën Speciale për nismat e veta ligjore”, ka thënë Gruda në një konferencë për media.

Ai ka theksuar se “ky është standard i ditur civilizues” dhe se “organi ligjvënës nuk e pyet organin gjyqësor për ndryshime të tilla”.

Gruda ka thënë se kushdo që ka dilema për kushtetutshmërinë e ndryshimeve në këtë ligj, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nëse dikush ka dilema për kushtetutshmërinë e këtij ligji, e ka një adresë: Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë. Dhe amendamenti që propozuam dje, vetëm sa e ka përforcuar këtë”, ka thënë ai.

Gruda ka thënë se amendamenti “e saktëson që Dhoma Kushtetuese në Hagë mund të kontrollojë vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet që dalin nga vendimet, nga puna e dhomave paraprake dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, por jo vendimet e Kuvendit të Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, është…