Haxhiu ia dorëzon detyrën, Shiroka-Pula zë vendin e presidentes
07 tetor 2026
| 15:44
Ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar detyrën presidentes së re të zgjedhur, Justina Shiroka-Pulës, në Presidencë.
Haxhiu e ka uruar Shiroka-Pulën për pozitën e re, ndërsa kjo e fundit është zotuar se do të punojë për qytetarët.
Para se të hynte në Presidencë, Shiroka-Pula është pritur me ceremoni zyrtare, në prani të qeveritarëve, ish-presidentëve, si dhe trupit diplomatik në vend.



