Zhegrova, dribluesi i parë në Ligën e Kombeve

07 tetor 2026 | 15:55

Paraqitjet fantastike të Edon Zhegrovës te Kombëtarja e Kosovës në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, janë konfirmuar edhe nga “SofaScore”.

Faqja e specializuar për statistika, e ka konfirmuar Zhegrovën si dribluesin më të mirë pas katër xhirove të para të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Zhegrova i prinë listës për driblime të suksesshme për ndeshje, duke lënë pas vetes lojtarët si Arga Guler, Anthony Gordon e Kvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi i krahut, është bindshëm i pari me 4.5 driblime të suksesshme për ndeshje apo 67% derisa në pozitën e dytë renditet turku Guler me 3.7 dribilime për ndeshje.

Në katër ndeshjet e Kosovës në ligën B të Ligës së Kombeve, Zhegrova krahas paraqitjeve të mira dhe driblimeve, ka shënuar edhe 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Zhegrova në total regjistroi 212-të minuta lojë, ku në dy prej katër ndeshjeve te Kosova ishte startues.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë vendi…