ASHAK-u gëzohet për lajmin se ish-kryetarja u bë presidente: Ky është një nderim i veçantë
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and Ecosystems”, ku u diskutua për transformimin digjital, tranzicionin e gjelbër, inovacionin dhe zhvillimin e ekosistemeve sipërmarrëse.
Në hapje të konferencës, nënkryetari i ASHAK-së, Fejzullah Krasniqi, ka vlerësuar kontributin e Presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila deri së fundmi ka drejtuar Akademinë.
“Përshëndetja e kësaj konference ishte paraparë të bëhej nga kryetarja e deritanishme, Akademike Justina Shiroka-Pula, e cila para 2 ditësh është propozuar dhe për fat është zgjedhur presidente e Kosovës. Ky është një nderim i veçantë jo vetëm për Akademiken Justina Shiroka-Pula, por edhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ajo, në pozitën e kryetares, është angazhuar me shumë përkushtim”, tha ai.



