‘Faleminderit për këto lule të bukura’, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

08 tetor 2026 | 15:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga takimi i tij me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, pas emërimit të saj në këtë detyrë.

Kurti ka ndarë momente nga takimi i zhvilluar në zyrën e re të presidentes, duke e uruar Shiroka-Pulën për përgjegjësinë e re institucionale.

“Është nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës profesoreshën Justina Shiroka-Pula dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar presidenten për detyrën e re dhe e ka falënderuar për pranimin e kësaj përgjegjësie.

“E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se institucionet do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet për çështjet që lidhen me interesin e qytetarëve dhe prioritetet shtetërore.

“Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, ka përfunduar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-trajneri i përkohshëm i Baselit mund të marrë drejtimin e…