Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen
Vajza e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pulës, Donika Belegu, i ka dedikuar një urim nënës së saj pas zgjedhjes në këtë post.
Përmes një postimi në “Instagram”, Belegu ka shprehur krenarinë për nënën e saj, duke e cilësuar zgjedhjen e saj në krye të shtetit si një moment historik.
“Mami im. Presidentja e Kosovës. Fjalët s’mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidentja Justina Shiroka-Pula, çfarë nderi i jashtëzakonshëm dhe moment historik. Nga vajza jote, me zemrën mbushur plot krenari. Urime Presidente!”, ka shkruar Belegu.
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve të Kuvendit.
Ajo më pas ka dhënë betimin para deputetëve, ndërsa më 7 tetor është zhvilluar edhe ceremonia solemne e inaugurimit të saj në Prishtinë.



