BQK-ja merr pjesë në konferencën rajonale “Shndërrimi i standardeve ESG në vlerë për biznesin”

09 tetor 2026 | 14:50

Zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Nesrin Shileku-Shala, mori pjesë në konferencën rajonale “Shndërrimi i standardeve ESG në vlerë për biznesin”, të mbajtur më 6 tetor në Tiranë, në kuadër të panelit “Nga strategjia në praktikë: Zbatimi i ESG-së”.

Në panel, krahas zëvendësguvernatores Shileku-Shala, mori pjesë edhe zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, si dhe përfaqësues të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, sektorit bankar dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Konferenca u organizua nga Rrjeti Shqiptar ESG, në bashkëpunim me Dhomat Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe Kosovë, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë.

Gjatë diskutimit, zëvendësguvernatorja Shileku-Shala theksoi rëndësinë e integrimit të faktorëve Mjedisorë, Socialë dhe të Qeverisjes (ESG) në sektorin financiar, duke nënvizuar se rreziqet klimatike dhe mjedisore mund të ndikojnë në aktivitetin dhe qëndrueshmërinë financiare të bizneseve, duke u shndërruar në rreziqe financiare që duhet të identifikohen dhe menaxhohen nga institucionet financiare.

Në këtë drejtim, ajo theksoi iniciativat konkrete të ndërmarra nga BQK-ja, përfshirë Udhërrëfyesin Strategjik për Menaxhimin e Rreziqeve Klimatike dhe Mjedisore 2025-2027, përcaktimin e pritshmërive mbikëqyrëse për bankat, si dhe zhvillimin e Panelit të Gjelbër (Green Dashboard), me mbështetjen e Bankës Botërore, për të forcuar monitorimin dhe analizimin e rreziqeve klimatike dhe mjedisore në sektorin financiar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokurori special Bekim Kodraliu, në fjalën e tij hyrëse në…