Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

12 tetor 2026 | 13:01

Cristiano Ronaldo e konsideron veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Ylli portugez, 41 vjeç, ka folur për karrierën e tij, rivalitetin me Lionel Messin dhe vlerësimin që, sipas tij, meriton për golat që vazhdon t’i shënojë edhe në këtë moshë. Intervista është transmetuar nga “CNN Portugal”, ku Ronaldo ka biseduar me gazetarin dhe mikun e tij, Edu Aguirre. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, biseda ishte zhvilluar rreth një vit më parë. “Jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Shifrat flasin vetë. Nuk njoh askënd më të mirë se unë. Historia është shkruar tashmë. Mund ta përfundoja karrierën time sot dhe nuk do të pendohesha për asgjë”, ka deklaruar sulmuesi portugez.

Gjatë intervistës, Ronaldo ka folur edhe për krahasimet e vazhdueshme me Lionel Messin, rivaliteti me të cilin ka shënuar një epokë të futbollit botëror.

Sipas portugezit, të dy kanë shërbyer si burim motivimi për njëri-tjetrin, duke e krahasuar rivalitetin e tyre me atë mes pilotëve legjendarë të Formula 1, Alain Prost dhe Ayrton Senna. “Njëri i jepte gjithmonë motivim tjetrit, ashtu si Alain Prost dhe Ayrton Senna në Formula 1”, është shprehur Ronaldo.

Ylli portugez ka theksuar gjithashtu se nuk ndihet mjaftueshëm i vlerësuar për numrin e golave që vazhdon t’i shënojë, pavarësisht moshës së tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
KB Bashkimi nuk do të jetë në gjendje ta zhvillojë…