‘Ylli i Javës’, Xhemal Ibishi i Malishevës

12 tetor 2026 | 12:28

Futbollisti i Malishevës, Xhemal Ibishi, e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur të hënën se Ibishi është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë.

Vlerësimin për lojtarin më të mirë, si zakonisht, e ka bërë Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka konstatuar se Ibishi ka pasur paraqitjen më të mirë.

Paraqitja e tij është vlerësuar lart, pasi Ibishi ka qenë ndër më meritorët për fitoren e Malishevës në udhëtim ndaj Dritës.

Malisheva ka fituar me rezultat 1:0, falë golit të Ibishit, dhe tani prin në tabelë me 19 pikë, aq sa ka edhe Prishtina, që renditet në vendin e dytë.

Për Ibishin, kjo është hera e parë këtë sezon që shpallet lojtari më i mirë i xhiros dhe fiton çmimin “Ylli i Javës”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) dhe në…