FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “Valor shield 2026”

12 tetor 2026 | 13:42

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “Valor shield 2026”.

Në këtë ushtrim morën pjesë edhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me qëllim të avancimit të kapaciteteve operacionale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Sipas njoftimit, ushtrimi u fokusua në avancimin e aftësive në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e aftësive profesionale dhe specialistike, forcimin e ndërveprueshmërisë mes forcave, si dhe harmonizimin me standardet e Operacioneve Speciale të partnerëve pjesëmarrës.

“Valor shield 2026” dëshmon progresin e vazhdueshëm të Operacioneve Speciale të FSK-së, të mbështetura nga Operacionet Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.

Ushtrimi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të një force profesionale dhe të ndërveprueshme, të gatshme për të përmbushur misionin e saj në mbështetje të sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Arbërie Nagavci,…