Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

13 tetor 2026 | 12:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe për rizgjedhjen në këtë pozitë për një mandat të ri pesëvjeçar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare dhe ka bërë të ditur se Kuvendi, në legjislaturën e njëmbëdhjetë, do t’i shqyrtojë ato me seriozitet.

Ajo ka theksuar se institucionet do të mbahen përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

“Paraja publike u përket qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka nënvizuar se llogaridhënia është detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit, duke theksuar rëndësinë e transparencës në shpenzimin e parasë publike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dënuar linçimin publik,…