Rusia i hakmerret Malit të Zi: Do t’u kërkojë viza qytetarëve malazezë

14 tetor 2026 | 08:55

Rusia ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Malit të Zi, pasi Podgorica vendosi të aplikojë regjimin e vizave për shtetasit rusë nga 1 nëntori.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se, si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi, edhe qytetarët e Malit të Zi do të duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Rusi.

“Rrjedhimisht, edhe qytetarët e Malit të Zi do të duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Rusi”, tha Zakharova.

Ajo pretendoi se vendimi i Podgoricës dëmton interesat e vetë Malit të Zi dhe se vitet e bashkëpunimit mes dy vendeve po sakrifikohen në emër të integrimit evropian, raporton Sputnik.

Sipas Zakharovës, vendosja e regjimit të vizave do të sjellë rënie të numrit të turistëve rusë, do të dëmtojë bizneset malazeze dhe do të ndikojë negativisht në klimën e investimeve.

“Është e pakuptimtë që autoritetet malazeze të llogarisin se Brukseli do t’i kompensojë humbjet e pashmangshme”, deklaroi ajo.

Në shtator, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi palën ruse se do të vendoste viza për shtetasit rusë nga 1 nëntori. Podgorica e ka arsyetuar këtë vendim me nevojën për të përmbushur kriteret e detyrueshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Studentët dhe të rinjtë protestues kanë shkuar te Bashkia e…