Studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës

14 tetor 2026 | 08:53

Studentët dhe të rinjtë protestues kanë shkuar te Bashkia e Tiranës, ku situata është përshkallëzuar. Fillimisht, ata kanë thyer derën e godinës dhe më pas janë futur brenda, duke i vënë flakën, siç shihet edhe në pamjet e publikuara.

Gjatë hyrjes në Bashki, protestuesit kanë brohoritur: “O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, me thirrje drejtuar Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas përshkallëzimit të situatës, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, duke nisur shoqërimin e protestuesve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës po kujdeset që stafi i…