Haxhiu: Kuvendi do të propozojë përfaqësues në Grupin Punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

14 tetor 2026 | 12:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e Apelit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka vlerësuar se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, duke theksuar rëndësinë e një strategjie të përbashkët shtetërore në këtë fazë të procesit.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi institucional.

“Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, kryetarja e Kuvendit ka ritheksuar qëndrimin e saj për luftën e UÇK-së.

“Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë”, ka deklaruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Ditmir Bushati BE-ja po përgatitet për zgjerim. Këtë e…