Gjeneralmajor Vergori merr komandën e KFOR-it në Kosovë
14 tetor 2026
| 12:41
Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas, tek gjeneralmajori italian Roberto Vergori.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Presidentja e re e vendit ka falënderuar KFOR-in për ruajtjen e paqes në vend tash e 27 vite.
Shiroka-Pula tha se me mbështetjen e KFOR-it janë fuqizuar institucionet e sigurisë së Kosovës.
Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie



