Punonjëset e Bibliotekës Kombëtare publikojnë një fotografi me një mesazh

14 tetor 2026 | 15:53

Punonjëset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot i janë bashkuar thirrjes për ndërgjegjësim dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj shëndetit, duke përcjellë një mesazh solidariteti në mbështetje të luftës kundër kancerit të gjirit.

Përmes një fotografie të përbashkët, të realizuar sot në hollin kryesor të bibliotekës, ato kanë rikujtuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe të zbulimit të hershëm, si hapa thelbësorë në parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Me këtë gjest simbolik, punonjëset e Bibliotekës synojnë të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në përhapjen e mesazhit se kujdesi për shëndetin duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së secilit.

“Kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të gjirit”, ka njoftuar Biblioteka Kombëtare e Kosovës në rrjete sociale, duke shprehur bindjen se “kujdesi për shëndetin është dashuri për jetën”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tetë dekada në shërbim të artit skenik, të krijimtarisë dhe…