Besnik Tahiri propozon tri nisma për reformën në drejtësi dhe llogaridhënien institucionale
14 tetor 2026
| 21:34
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka paraqitur në Komisionin për Legjislacion tri propozime për përfshirje në planin e punës së komisionit.
Ai ka kërkuar monitorimin e zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe atë Administrative, hartimin e Ligjit për Deputetët, si dhe shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar kundër korrupsionit.
Tahiri ka theksuar se këto nisma synojnë forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetin e drejtësisë dhe rritjen e llogaridhënies institucionale.



