Anulohet seanca plenare, studentët paralajmëruan rrethimin e Kuvendit
15 tetor 2026
| 09:23
Seanca e sotme e Kuvendit është anuluar, meson A2CNN. Ky zhvillim vjen në një ditë kur është paralajmëruar një tjetër protestë rreth orës 10:00, orë kur pritej të mblidhej Kuvendi.
Një ditë më parë një protestë e dhunshme u zhvillua në Tiranë, ku protestuesit shënjestruan disa nga institucionet qeveritare, si Kryeministrinë, Kuvendin, Ministrinë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë.
Sulmit nuk i shpëtuan as një sërë biznesesh private në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pati përplasje të forta me policinë.



