Bojkotohet mësimi në gjimnaze dhe fakultete të Tiranës, studentët nisin marshimin, grumbullohen para Parlamentit

15 tetor 2026 | 09:37

Bojkoti i mësimit ka përfshirë sërish këtë të enjte gjimnazet dhe fakultetet në Tiranë, ndërsa studentët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në ditën e tretë të protestës, duke u mbledhur përpara Parlamentit.

Pas zhvillimeve të një dite më parë, kur kryeqyteti u përfshi nga tensionet, përplasjet dhe zjarret, protesta vijon mes një situate të ngarkuar. Dëmet e raportuara në rrugë, institucione dhe biznese kanë lënë gjurmët e tyre në disa zona të Tiranës.

Studentët dhe të rinjtë po vijojnë mobilizimin, ndërsa marshimi në rrugët e kryeqytetit pritet të sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve./TCh/

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Baby G ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më…