Rama qesh kur pyetet për zërat se do të arrestohet: Shantazh, nuk më frikëson askush

15 tetor 2026 | 22:37

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka qeshur kur u pyet për zërat “se do të arrestohet”.

Për këtë temë, Rama tha: “Unë i shoh më shumë si lojëra politike, tentojnë mi frikësu apo përmes shantazheve me ndal çdokënd që përballet me mospunën e tyre”.

“Mua nuk mundet me më frikësu askush, gjithmonë jam i hapur, proceset në kryeqytet janë të hapura”, deklaroi Rama në T7.

Ka shtuar se nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organi i akuzës. Tha se ai di veç për disa padi që sipas tij janë deponuar nga Qeveria Kurti.

“Unë e di për disa pika që kanë ngre padi që nuk kanë asnjë bazë. […] Për fat të keq kemi një qeveri që punon gjithë kohën, që për me bë bllokada organizohen brenda 24 orëve”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin për vdekjen tragjike të…