Krenar me UÇK-në, në betejë për drejtësi!
Lulëzim ETEMAJ
Sot bëhet një muaj nga dita kur Gjykata Speciale në Hagë i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Nën organizimin e platformave «LIRIA KA EMËR» dhe «JO NË EMRIN TIM!», si dhe të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për 21 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në mënyrë masovike dhe madhështore në sheshet e Prishtinës dhe në gjithë Kosovën. Për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë të shkallës së parë të Gjykatës Politike të Hagës, mërgimtarët po ashtu kanë organizuar protesta në qytetet më të rëndësishme evropiane.
Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, me 88 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ky veprim u ndërmor në një periudhë kur në vend po shtoheshin thirrjet e fuqishme për veprime konkrete institucionale lidhur me procesin e padrejtë gjyqësorë ndaj katër krerëve të UÇK-së.
Më 15 tetor, ligji iu përcoll Presidencës dhe tani pret nënshkrimin e presidentes Justina Shiroka-Pula, për t’iu hapur rrugën veprimeve të tjera shtetërore të Kosovës, që çojnë drejt epilogut final: shpalljes të pafajshëm dhe lirimit të katër krerëve të UÇK-së.
Krenar me UÇK-në, me luftën dhe me sakrificën e çdo pjesëtari të saj!



