Protestat në Tiranë, mbyllet përkohësisht Ambasada e Izraelit
16 tetor 2026
| 15:13
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se, për shkak të situatës aktuale dhe protestave në kryeqytet, do të qëndrojë e mbyllur deri në një afat të pacaktuar.
Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, ku bëhet e ditur se për raste urgjente, qytetarët duhet të kontaktojnë numrin celular të emergjencës.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur.
Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në njoftim.




