Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum të Shqipërisë

17 tetor 2026 | 22:01

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, sot në gjirin e Vlorës kanë mbërritur pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të mëdha dhe tri të tjera në funksion mbështetës.

Dy anijet kryesore i përkasin flotave detare të Turqisë dhe Francës, ndërsa tri anijet e tjera janë nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Anijet do të qëndrojnë të stacionuara në gjirin e Vlorës deri më 20 tetor, kur parashikohet largimi i tyre nga ujërat e gjirit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin…