Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
18 tetor 2026
| 14:16
Një tjetër moment tensioni është shënuar pranë Ministrisë së Arsimit.
“Top Channel” bën të ditur se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të Policisë.
Këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa kanë shoqëruar edhe disa persona.
Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit kanë nisur të shpërndahen, duke u drejtuar drejt qendrës së qytetit.



