20 organizata kërkojnë dialog, Edi Rama: Bujrum, ku të doni, kur të doni dhe pa kushte
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka ftuar 20 organizatat nënshkruese në dialog.
Rama porositi që kjo të bëhet pa kushte.
“Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, ka shkruar Rama.
“E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore”, ishte porosia e kryeministri shqiptar drejtuar organizatave nënshkruese që kërkojnë dialog.
Postimi i plotë:
Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty🤝
E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore👺
Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!
Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!
Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit – padiskutim🇦🇱
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte🙏



