Malisheva dhe Prishtina në krye të Albi Mall Superligës, Llapi dhe Vushtrria në fund
19 tetor 2026
| 20:22
Malisheva dhe Prishtina kryesojnë tabelën e Albi Mall Superligës së Kosovës pas xhiros së 10-të, me nga 23 pikë të grumbulluara. Malisheva mban pozitën e parë, ndërsa Prishtina renditet e dyta, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme sot si mysafire e Ballkanit në Suharekë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0. Bardhekaltrit kanë ende për të zhvilluar ndeshjen e mbetur kundër Dritës së Gjilanit.
Ndërkohë, në fund të tabelës renditen Llapi dhe Vushtrria.




