Zelensky bisedon me Rubion, thotë se po bëhen përpjekje për t’i dhënë fund luftës

20 tetor 2026 | 09:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke cilësuar diskutimin me të si shumë të rëndësishëm.

Ai ka thënë se është mirënjohës për gatishmërinë e zyrtarit të lartë amerikan për të ndihmuar Ukrainën në përballjen e saj me Rusinë.

“Së pari, bëhet fjalë për interceptorë kundër raketave balistike, të cilët janë të nevojshëm për të mbrojtur jetë njerëzish. Së dyti, bëhet fjalë për paralajmërimin e hershëm ndaj sulmeve me raketa balistike ruse, gjë që është jetike. Së treti, bëhet fjalë për situatën lidhur me Starlink/Starshield, e cila duhet të rivendoset.”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ramë dakord që të kontaktojmë sërish së shpejti për një përditësim. Faleminderit, Marco, për diskutimin konstruktiv! Faleminderit të gjithëve në Amerikë që mbështesin qasje të drejta!”, ka thënë Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar protestat e ditëve…