PROTESTAT NË SHQIPËRI DHE SERBI, SINJALE TË NJË PËRPLASJEJE MË TË GJERË GJEOPOLITIKE?

20 tetor 2026 | 15:15

Shkruan: Hisen Berisha 

Protestat në Shqipëri, sipas gjykimit tim politik, nuk mund të shihen vetëm si revoltë spontane qytetare. Ato duhen lexuar edhe në kontekstin e përplasjeve të interesave politike dhe ekonomike që janë krijuar rreth Edi Ramës dhe investimit të rivalëve të interesave të George Sorosit në ishullin e Sazanit.

Rama, është një figurë e afërt me qarqet liberale ndërkombëtare, por sot gjendet përballë një realiteti të ri politik, ku vendimet e tij për investimet strategjike mund të përplasen edhe me interesa të tjera të të fuqishmëve global.

Prandaj, lind pyetja nëse një pjesë e kësaj pakënaqësie po shfrytëzohet edhe nga aktorë që kanë interesa përtej kauzave të deklaruara publike?

Megjithatë, pavarësisht se kush mund të përfitojë politikisht nga këto zhvillime, pakënaqësia qytetare duhet gjykuar edhe mbi bazën e arsyeve konkrete që i nxjerrin njerëzit në rrugë, pra, korrupsionit të pretenduar, mungesës së transparencës, përspektives dhe mënyrës se si trajtohen pasuritë publike dhe natyrore të Shqipërisë.

Po ashtu, qarqet e lidhura me George Sorosin do ta zhvendosin përplasjen politike edhe në vende të infektuara dhe kapura nga trashëgimia komuniste, korrupsioni dhe dobësitë institucionale, duke i shtyrë ato drejt destabilizimit.

Shqetësimi im është se Shqipëria është vend anëtar e territor i NATO-s, kjo mund të ketë pasoja përtej kufijve të shtetit, pra synohet te cënohet vetë stabiliteti i NATO-s dhe uniteti i saj politik.

Një nga elementet që më shtyn ta shtroj këtë shqetësim është edhe natyra e parullave të përdorura gjatë protestave në Shqipëri.

Nëse studentët dhe protestuesit nuk e artikulojnë pakënaqësinë e tyre kryesisht për mungesën e vendeve të punës, mungesë përspektive, për pagat apo për probleme të tjera konkrete ekonomike, por thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, atëherë, sipas interpretimit tim, kemi të bëjmë edhe me një kërkesë për dekaptimin e klasës politike, e cila mund të prodhojë një krizë më të thellë politike.

Prandaj, duhet analizuar se kush mund të përfitojë nga një krizë e tillë, kush e orienton atë dhe çfarë pasojash mund të ketë për pozicionin strategjik të Shqipërisë dhe për stabilitetin e rajonit.

Në këtë kontekst, edhe sulmi në Banjskë, më 24 shtator 2023, duhet parë si një paralajmërim serioz për cenueshmërinë e sigurisë në rajon.
Për mua, Banjska dëshmoi se stabiliteti nuk mund të merret si i mirëqenë dhe se as NATO-ja nuk mund të konsiderohet si një faktor që, e garanton vetvetiu stabilitetin ekonomik, shoqëror dhe kombëtar, pa përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm politik.

Kjo është arsyeja pse çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës duhet analizuar edhe në kontekstin e rivaliteteve më të gjera gjeopolitike.

Sipas vlerësimit tim, e njëjta logjikë shqetësuese, mund të shfaqet edhe në Kosovë.

Një arsye mund të jetë legjislative, si politikë sorosiane, nëse Kurti nuk arrin që para Vitit të Ri, ta miratojë ligjin për komunitetin LGBTI, atëherë edhe në Prishtinë, mund të shohim përpjekje për organizimin e protestave të ngjashme me ato që janë zhvilluar në Serbi kundër Vuçiqit, pas vendimit për të mos lejuar manifestimin e LGBTI-ve në rrugët e Beogradit.

Sipas gjykimit tim politik, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një ligj, por edhe për ndikimin e qarqeve ndërkombëtare dhe përplasjen e tyre me pushtetet që nuk i pranojnë të gjitha kërkesat e tyre.
Në Serbi, Sorosit nuk i mjafton vetëm Ana Brnabiqi në krye të shtetit serb.
Sipas interpretimit tim, ai kërkon ndikim më të gjerë politik dhe shoqëror në të gjithë Serbinë. Putini i ka kundërshtuar politikat e tilla, edhe Vuçiqi, pavarësisht raporteve të tij me Perëndimin, ka ruajtur aleancën strategjike me Rusinë dhe nuk ka pranuar çdo kërkesë të qarqeve liberale ndërkombëtare.

Shqetësim është se si përplasjet e këtyre interesave mund të shfrytëzohen politikisht edhe në Kosovë, duke i vendosur institucionet dhe shoqërinë përballë betejave që shkojnë përtej debatit të mirëfilltë ligjor.

Nëse këto përplasje arrijnë të shndërrohen në instrumente për mobilizim politik dhe destabilizim institucional, pasojat mund të jenë shumë më të mëdha sesa vetë arsyeja që shërben si shkak fillestar i protestave.

Sipas interpretimit tim politik, George Soros dhe rrjetet e lidhura me të, aty ku e humbin ndikimin dhe mundësinë për të orientuar pushtetin politik, pakënaqësitë shoqërore shndërrohen në instrumente destabilizimi.

A mund të përballet edhe Kosova me një skenar të tillë, nëse ndryshojnë interesat e këtyre aktorëve ndaj Albin Kurtit, kur ngrica e këtij dimri jo vetëm stinor, ti shkrijnë pakënaqësitë qytetare me temperaturat e pranverës së hershme.

Ndërkohë, çdo përgjegjësi e mundshme e Kurtit, për dëmet që i janë shkaktuar vendit nga keq/qeverisja, duhet të përcaktohet përmes hetimeve të pavarura, të vendimeve e veprimeve politike, dialogut dhe dokumentacionit të prodhuar dhe procedurave ligjore, pa e shndërruar drejtësinë në instrument të betejave politike.

Nuk duhet të lejojmë që Kosova dhe Shqipëria të shndërrohen në terren ku të tjerët i zhvillojnë betejat e tyre ideologjike dhe politike.

Ky realitet është thirrje ndërgjegjësuese për të gjithë spektrin politik kombëtar që përmes përgjegjësisë demokratike, dialogut dhe sundimit të ligjit, të mbrohen stabiliteti institucional dhe interesat shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me…