Drejtoresha e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Hajrullahu, viziton institucionin Műcsarnok

21 tetor 2026 | 15:34

Drejtoresha e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Arlinda Hajrullahu, ka zhvilluar takim konstruktiv zyrtar në Institucionin e Akademisë Hungareze të Arteve-Műcsarnok, me drejtorin e Institutit, György Szegö, dhe Mária Kondor-Szilágyi, udhëheqëse e Departamentit të Ekspozitave dhe kuratore. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Delfin Pllana.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen institucionet në fazat e tyre fillestare, mundësitë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe prezantimit të artistëve bashkëkohorë nga të dy shtetet, si dhe për mundësitë e ngritjes së kapaciteteve në fushat e kurimit dhe restaurimit.

Takimi krijoi hapësirë për të shqyrtuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale në mes të Kosovës dhe Hungarisë në mbështetje të zhvillimit të artit bashkëkohor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku…