Drejtoresha e BKK-së shkëmben përvoja me Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Hungarisë

21 tetor 2026 | 13:25

Drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, ka zhvilluar takim në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Hungarisë (në Budapest).

Gjatë takimit me përfaqësuesit e institucionit hungarez, András Holl, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Informacion dhe Teknologji, Viktória Vas, udhëheqëse e Sekretariatit në Kabinetin e drejtorit të përgjithshëm dhe Erika Bilicsi, udhëheqëse e Departamentit për Informatikë të Specializuar, diskutuan për çështje me interes të përbashkët në fushën e bibliotekarisë, teknologjisë së informacionit dhe zhvillimit të shërbimeve bibliotekare.

Takimi ofroi mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen…