Nesër mblidhet Kuvendi

21 tetor 2026 | 16:37

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se nesër (e enjte), nga ora 10:00, do të mbahet seancë e rregullt plenare.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Një tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. Më pas, deputetët do të kenë mundësi të bëjnë deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
E ngarkuara me punë ad interim e Ambasadës së Shteteve…