Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së
21 tetor 2026
| 18:43
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra.
Çitaku në këtë pozitë është caktuar me propozim të Bedri Hamzës, i cili sot dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.\GazetaBlic



