Rama publikon fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit
22 tetor 2026
| 16:32
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” fotografinë familjare nga Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi.
Në këtë fotografi nuk shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Rama shfaqet pranë kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.



