Erblin Osmani flet për ëndrrën e realizuar me Kosovën dhe debutimin në Bundesligë
Futbollisti i talentuar Erblin Osmani ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga ekipi U17 i Bayern Munichut te debutimi profesional në Bundesligë dhe paraqitja e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Osmani, i cili në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçar, debutoi në Bundesligë më 21 mars, në ndeshjen ku Bayern Munichu triumfoi me rezultat 4-0 ndaj Union Berlinit.
Duke kujtuar këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ai ka thënë se debutimi me një klub të madh si Bayerni ishte realizim i një ëndrre.
“Mendoj se çdo fëmijë ëndërron ta bëjë debutimin profesional në një klub si ky”, është shprehur Osmani.
Së fundmi, Osmani ka përjetuar një tjetër moment të veçantë, duke luajtur minutat e para me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Në episodin e fundit të emisionit “Campus Stories”, talenti i Bayern Munichut ka folur për përjetimet e tij dhe emocionet që e shoqëruan paraqitjen e parë me Kosovën.



