Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Si po ndihesh tash

22 tetor 2026 | 22:42

Nasim Haradinaj i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, pas deklaratave të këtij të fundit në mbrojtje të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gruda kishte deklaruar se ligji i hartuar nga ai dhe ekipi i tij nuk përmban asnjë gabim, duke thënë se qëndron prapa çdo shkronje të tij.

Në reagimin e tij, Haradinaj e ka kritikuar Grudën, duke përmendur edhe Nait Hasanin dhe një zotim të pretenduar të deputetit të PDK-së për votat në Drenicë.

“Ky Përparimi që u sponsorizua nga daja dhe shokët e tij të dukej i mençur, bile ia kaloi për zgjuarsi dhe intelekt edhe Nexhmedin Spahiut, ka përgjegjësi jo vetëm për ligjin, po edhe për betimin e tij publik se: ‘Sa të jem unë gjallë, Drenica nuk do t’ia japë as edhe një votë Nait Hasanit’”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Gruda e di vetë se kur i ka shqiptuar këto fjalë, duke pretenduar se ka qenë i pranishëm kur deputeti i ka bërë ato deklarata.

Haradinaj e ka përmbyllur reagimin me një pyetje drejtuar Grudës, duke e lidhur qëndrimin e tij për ligjin me situatën e Nait Hasanit.

“Si po ndihesh tani me Naitin jashtë e me ligjin berllogë që ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e…