Pamje nga tërmeti i tmerrshëm në Tibet, video kur nisi dridhja e madhe e tokës
Sipas raporteve vendore, një tërmet me magnitudë 7 ka goditur zonën Nagqu – një rajon malor të gjerë dhe me popullsi të rrallë, në verilindje të Lhasës, kryeqytetit të Tibetit.
Mediet shtetërore kineze raportojnë se të paktën 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët vendorë bëjnë të ditur se në këtë rajon janë shembur qindra shtëpi.
Lidhjet e transportit dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë, ndërsa fshatrat e prekura ndodhen në një lartësi të madhe – përafërsisht 4.800 metra mbi nivelin e detit.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur rajonin që nga viti 2023, kur një tërmet me magnitudë 6.2 në provincën fqinje kineze të Gansu-së mori 120 jetë njerëzish.
Pjesa më e madhe e informacionit të disponueshëm deri më tani vjen nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Xinhua”, e cila u referohet zyrtarëve vendorë dhe shërbimeve të emergjencës.
Mediat shtetërore janë shpesh burimi i vetëm i informacionit nga Tibeti, një territor që ka qenë nën kontroll të rreptë kinez që nga përfshirja e tij në Republikën Popullore të Kinës në vitet 1950.



