Digjet ‘Foleja e Shqiponjës’ e Adolf Hitlerit, një i arrestuar

25 tetor 2026 | 17:30

Policia në shtetin gjerman jugor të Bavarisë ka ndaluar një të dyshuar gjatë një zjarri në rezidencën malore të Adolf Hitlerit, Kehlsteinhaus, e njohur ndryshe edhe si “Foleja e Shqiponjës”.

Shërbimet e emergjencës në Traunstein morën një njoftim për zjarr në ndërtesë të premten, në orën 21:15 me orën lokale dhe zjarrfikësit e gjetën atë të përfshirë nga flakët.

Terreni i vështirë pengoi përpjekjet për shuarjen e zjarrit bëri të ditur policia, ndërsa në vendngjarje ishin angazhuar rreth 200 punonjës të shërbimeve të emergjencës.

Diktatori nazist e përdorte këtë rezidencë, e cila ndodhet mbi qytetin e Berchtesgaden-it, si një selie të përkohshme qeveritare; aty ai takohej me komandantët ushtarakë për të planifikuar pushtimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.

Hitleri e përdorte gjithashtu këtë zonë si sfond për filma propagandistikë, në të cilët ai shfaqej si një dashamirës i kafshëve dhe natyrës.

Është duke u zhvilluar një hetim penal për të përcaktuar nëse personi i ndaluar ka lidhje me zjarrin.

I përfunduar nga nazistët në vitin 1938, “Foleja e Shqiponjës” i shpëtoi shkatërrimit pas disfatës së tyre në vitin 1945.

Që atëherë, ai është bërë një destinacion popullor turistik dhe në të ndodhet një bujtinë malore.

Ai shërben si “një kujtesë paralajmëruese për humnerat e diktaturës çnjerëzore naziste”, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hitleri dhe pasuesit e tij ishin përgjegjës për vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve, përfshirë vrasjen masive të hebrenjve evropianë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Automjete të blinduara, rreth 5 mijë persona të identifikuar, 371…