Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore

25 tetor 2026 | 21:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, duke pranuar humbjen e listës „Serbia e Bashkuar”.

Vuçiç tha se, megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende, të dhënat e bazuara në një mostër të shtresëzuar tregojnë se lista e mbështetur prej tij ka humbur zgjedhjet.

“Nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç.

Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë shpërndarjen e mandateve dhe përmasat e fitores së Listës Studentore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka përfunduar protesta e 13-të në kryeqytet. Protestuesit u mblodhën…