Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për incidentet e dhunshme në disa vendvotime në Serbi

25 tetor 2026 | 19:34

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha se është “thellësisht i shqetësuar” për incidentet e dhunshme të raportuara në disa vendvotime në Serbi.

Në një postim në rrjetin social X, ai tha se qytetarët e Serbisë duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votimit në një mjedis të qetë dhe të sigurt.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, ndërsa institucionet kompetente të garantojnë sigurinë e të gjithë atyre që marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha von Beckerath./REL/

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia ka rrethuar zonën përreth Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në…