Persona të maskuar sulmojnë disa të rinj pranë një qendre të votimit në Serbi

25 tetor 2026 | 17:59

Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë.

BBC në gjuhën serbe publikoi një video ku shihen personat e maskuar që sulmojnë të rinjtë në një rrugë pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit.

Policia raportohet se kishte mbërritu më vonë mbërritur në vendngjarje.

Megjithatë, incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht në polici, e cila kishte marrë dijeni për të nga mediat.

Ngjarja vjen në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kanë kaluar gati dy javë nga vrasja e rëndë në…