Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmëolimpike në Podujevë

26 tetor 2026 | 14:53

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në pishinën gjysmëolimpike në komunën e Podujevës, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të publikuar në “Facebook”, gjatë inspektimit janë evidentuar mungesa të masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

“Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë”, është thënë në njoftim.

Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad…