Allegri mungon në dy ndeshjet e ardhshme të Serie A

27 tetor 2026 | 13:03

Trajneri Max Allegri do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Napolit, si pasojë e kartonit të kuq të marrë në përballjen ndaj Romës.

Allegri nuk do të jetë në stol në ndeshjet kundër Monzas dhe Juventusit.

Përveç pezullimit, trajneri është gjobitur edhe me 10 mijë euro.

Napoli nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi pas tetë xhirove renditet në vendin e 10-të me 11 pikë.

Në këtë skuadër aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edon Zhegrova nuk pritet të jetë titullar te Juventusi as…