Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut

28 tetor 2026 | 11:06

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të hetimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas raportit policor, më 27 tetor, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.

Gjatë aksionit janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se…